Goditi drejtorin e një banke në Kukës, arrestohet një shtetas kosovar! I sekuestrohen mbi 16 mijë euro

08/11/2023 11:36

Një shtetas kosovar është vënë në pranga, pasi ka dhunuar drejtorin e një banke në Kukës. A.M 41-vjeç dyshohet se ka goditur me grushte drejtorin e bankës S.G dhe më pas është larguar nga banka.

Pas ndalimit nga Policia, gjatë kontrollin në automjetin e tij, janë gjetur 16 813 euro pa dokumentacion që tregon burimin e tyre, një mjet prerës (kosore), dokumente dhe sende të tjera, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA