Brad Pitt dhe Ines de Ramon duket se janë të pandashëm dhe marrëdhënia e tyre po bëhet serioze.
Sipas disa raportimeve të fundit, Brad Pitt dhe e dashura e tij Ines de Ramon janë në një lidhje serioze dhe të lumtur së bashku.
Sipas People, ylli i “Fight Club”, 59 vjeç dhe stilistja e bizhuterive, 33 vjeç, morën pjesë në Gala-në e 12-të të Art+Film të LACMA në Los Angeles të shtunën, ku dhe kaluan kohë të këndshme nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
“Ata e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kaluan një kohë të mirë në gala së bashku”, tha një burim pranë çiftit, duke shtuar se të dy janë shumë të lumtur bashkë.
Dyshja nuk pozuan për foto së bashku në event, por ishin shumë të dashur, duke qeshur dhe duke bërë shaka me të gjithë njerzit që i rrethonin.
Ceremonia nderoi regjisorin David Fincher me të cilin Pitt punoi në “Se7en” (1995), “Fight Club” (1999) dhe “The Curious of Benjamin Button” (2008).
Ines dhe Brad, të cilët së shpejti do të festojnë përvjetorin e tyre të parë të lidhjes, u lidhën në nëntor të vitit 2022.
Një burim për Us Weekly ka thënë “Ata kalojnë pothuajse të gjithë kohën e lirë së bashku”.
Për më tepër, burimi pohoi se de Ramon, e cila dhe i ka bërë një dedikim yllit të “Fight Club” duke mbajtur një gjerdan me shkronjën “B”, vetëm disa muaj më parë është bërë shumë e afërt me rrethin e miqve të ngushtë të Pitt.
Kanë kaluar plot shtatë vjet që kur Pitt u nda nga gruaja e tij Angelina Jolie, 48 vjeç, me të cilën rriti gjashtë fëmijë. Që atëherë ata janë përfshirë në një grindje të vazhdueshme publike për kujdestarinë e tyre.
Ish-çifti, i cili u nda në vitin 2016 janë prindër të Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakëve Vivienne dhe Knox.
Është raportuar gjithashtu se Pitt nuk e ka marrë me shumë nxitim prezantimin e të dashurës tek gjashtë fëmijët e tij.
Ndërsa gjërat mes tyre po shkojnë mirë, burimi pohoi se Pitt nuk është ende gati për të sjellë plotësisht de Ramon në familjen e tij.
Burimi shtoi gjithashtu: “Nuk është se ai nuk e do Inesin, thjesht ai dëshiron të sigurohet që kjo marrëdhënie do i rezistojë kohës para se të marrë hapin e rradhës”.
Para lidhjes me aktorin, Ines ishte në një marrëdhënie martesore me yllin e “The Vampire Diaries”, Paul Wesley, 41 vjeç, me të cilin i dha fund 3 vite më vonë.
“Brad ka qenë vërtet mbështetës për Inesin ndërsa ajo po kalon nëpër hallkat e divorcit”, tha një burim për Us Weekly në shkurt.
Ajo e mbështeti Pittin teksa ai filloi një betejë të ashpër ligjore me Jolien mbi kantinën e tyre franceze, Chateau Miraval.
Top Channel