Vodhi në shtëpinë e gjyshes 800 mijë lekë dhe 550 euro, nën hetim një 11-vjeçare në fshatin Mollas
07/11/2023 11:31
Një 11-vjeçare nga fshati Mollas në Elbasan është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka vjedhur në shtëpinë e gjyshes së saj.
Nën hetim gjithashtu është vënë edhe një 48-vjeçar L.D po nga ky fshat, ku dyshohet se ai ka nxitur 11-vjeçaren të vjedhë gjyshen e saj. Mbi shtetasin L.D rëndon vepra penale “Shtytja e të miturit në krim” dhe “Moskallëzim i krimit”, ndërsa për 11-vjeçaren, vepra penale “Vjedhja”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo shtetase, gjatë një muaji, ka vjedhur rreth 800 000 lekë edhe 550 euro, në këtë banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel