
23/02 19:04
Komisionet janë përfshirë sërish nga tensioni mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.
Opozita pretendon se deputetja e PS Blerina Gjylameti ka goditur fizikisht deputeten e PD Elda Hoti. Pamjet në video sipas tyre faktojnë përplasjen fizike.
Ndërsa debatet u zhvilluan fillimisht në Komisionin e Ligjeve, opozita bllokoi edhe Komisionin e Mediave.
Nga ana tjetër, deputetët e PD kanë vendosur barrikadë me karrige edhe tek Komisioni i Sigurisë Kombëtare. Ata nuk lejojnë zhvillimin e mbledhje.
Anëtarë të maxhorancës: Doni ndonjë kafe, ndonjë ëmbëlsirë.
Anëtarë të opozitës: Bakllavanë jua kemi lënë juve.
Top Channel