Në intervistën e parë pas tërheqjes nga “Dancing With The Stars 2”, aktori Roerd Toçe, ka ndarë eksperiencën në këtë spektakël që e ka bërë të ndjehet shumë mirë.
Në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” me Alban Musen dhe Julka Gramon, Roerdi bëri një rrëfim të sinqertë për këtë eksperiencë por edhe për arsyen e tërheqjes nga gara, pavarësisht pikëve maksimale që kishte marre nga juria një javë më parë.
“Unë e finalizova javën shumë mirë. Do festonim edhe nëse nuk do fitonim me krushqit. Dancing ia arriti qëllimit të ishte një show fantastik. E kam shijuar shumë, kemi kërcyer disiplina që si kishim bërë më parë. Duhet të bëj këtë pushim, e ndjej që kam këtë problem për lëndimin më të tejshëm të tendinës. Më erdhi keq sepse doja të vijoja konkurrimin. Jam ndjerë i vlerësuar nga anëtarët e jurisë. Ata kanë detyrën dhe problemin për të dhënë gjykimin e tyre profesional. Lori dhe Iliri janë më të ngarkuar për të folur për aspektin profesional. Nuk është gjithmonë ajo që shihet në kamera. Spektakli ka teatrin dhe dublin si në film. Juria ka një pune të vështirë dhe besoj se ia kanë arritur”, u shpreh Roerd Toçe.
Më i votuari i javës që kaloi në Dancing, ndjesia e Roerdit ishte surprizuese. Ai tregoi se raporti me Enin, partneren ka qene mbresëlënëse. Ajo e ka ndihmuar shumë për posturën.
Por a është i njëjti raport që Roerdi krijon me të gjitha partneren, për shembull me Sara Hoxhën në filmin “Në Kuadër të Dashurisë” ?
“Ka dalë një punë e kënaqshme, kemi qenë një super skuadër. Ka pasur një lloj marketingu për filmin qe se kisha pare ndonjëherë. Nuk e prisja ishte një marketing alla Hollywood. Me Sara Hoxhën kam pasur të njëjtin opinion, që ka qenë mosbesuese për shkak të stepjes sime”, u shpreh Roerdi.
A ka qenë e vështirë raporti me Saren në film, skenat me puthje?
“Procesi i filmit tejet profesional. Për skenat që Sara ka pasur siklet, janë shmangur me profesionalizëm. Ne jemi munduar që Sarën ta sillnim sa më konford, edhe për Luisin, Jorin të gjithë të rinjtë. Siklete normale që duhet të ketë qenë, por ka qenë normale dhe profesionale”, shprehet Roerd Toçe.
Top Channel