William Ausich, një profesor i shkencave të Tokës në Universitetin Shtetëror të Ohajos, i cili ka studiuar paleontologji për më shumë se pesë dekada, beson se robotët mund të na tregojnë sesi kanë jetuar miliona vjet më parë speciet që sot janë zhdukur, si dinozaurët, p.sh.

Në një artikull të botuar në Proceedings of the National Academy of Sciences , Ausich komentoi mbi një studim të botuar në të njëjtin numër mbi një robot të ri që mund të ndihmojë studiuesit në terren të testojnë hipotezat e tyre në lidhje me mënyrën se si mund të kenë manovruar krijesat e zhdukura prej kohësh nëpër mjediset e tyre.
Të jesh në gjendje të testosh se si funksiononin dikur këto organizma është vërtet e rëndësishme për të kuptuar paleoekologjinë dhe historinë e jetës në Tokë,” tha Ausich. “Krijimi i robotëve është një qasje e re shumë inovative për ne për të arritur këtë qëllim.”
Studiuesit zhvilluan një prototip të butë roboti, të quajtur “Rhombot”, i cili është një biomimetik, që do të thotë se përdor koncepte nga natyra për të zgjidhur probleme komplekse dhe të panjohura për studiuesit sot.

‘Rhomboti’ u modelua sipas një gjeni ekinodermash të quajtur Pleurocistite dhe sillet sipas species që është modeluar.
Ekinodermat në përgjithësi u referohen jovertebrorëve si yjet e detit, por pleurocistitet janë organizma të zhdukur që kanë një trup të rrafshuar me dy shtojca të mëdha ushqimore që lëvizin përgjatë shtratit të detit.

Fatkeqësisht, nuk ka fosile të njohura pleurocistitide, gjurmët e të cilave mund të zbulojnë më shumë rreth mekanikës së lëvizjes së tyre, kështu që interpretimi i zakoneve të jetës së këtyre kafshëve prej robotit është kufizuar në hetimin e morfologjisë së tyre skeletore”, tha Ausich.

Për shkak se shkencëtarët po punojnë për të njohur jetën në një hark kohor prej miliona vjetësh, të pasurit e një tabloje më të qartë të enigmës evolucionare mund të japë të dhëna se pse disa specie jetuan dhe të tjera u zhdukën.

Zhdukja është një çështje e madhe në Tokë sot, dhe ka kaq shumë biologë që duan ta zbërthejnë këtë enigmë. Por duke studiuar atë që erdhi para dhe pas zhdukjes dhe duke kuptuar stilin e jetesës së organizmave që funksionuan ose nuk funksionuan në atë kohë, ne mund të ofrojmë një perspektivë mbi mbijetesën që askush tjetër nuk mund ta bëjë.”
Dhe është e mundur që këto perspektiva dhe teori të reja të mund të ndriçojnë se cilat lloje speciesh do t’i mbijetojnë ngjarjes së ardhshme të madhe të zhdukjes.
Megjithëse roboti është ende shumë larg zhvillimit të plotë, ai një ditë mund të shërbejë si një mjet edukativ, duke animuar qeniet parahistorike të zhdukura, para syve të studiuesve. “Diçka e tillë do të ishte veçanërisht e dobishme për t’i bërë brezat e rinj të bien në dashuri me një anë më pak të njohur të paleontologjisë, që është, koha e dinozaurëve”, tha Ausich.
Të jesh në gjendje t’i tregosh një fëmije ose studenti se si një ekzemplar i tillë mund të ketë lëvizur në të vërtetë, thjesht ngacmon imagjinatën,” tha Ausich

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA