Me krizën humanitare në Gaza që sa vjen e rëndohet dhe vendosmërinë e Izraelit për ta çuar deri në fund këtë ofensivën e tij kundër Hamasit, diplomacia ndërkombëtare është vënë në lëvizje për të zbutur konfliktin e për të ofruar zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

Një propozim mbi mënyrën sesi mund të qetësohet situata atje, e bën edhe kryeministri Edi Rama. Përmes një mesazhi në platformën X, shefi i ekzekutivit sqaron se ndërsa qeveria shqiptare qëndron më vendosmëri në krah të Izraelit kundër Hamasit, ajo është gjithashtu shumë të shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin në Gaza.

Është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se ai të përshkallëzohet më tej dhe të dalë jashtë kontrollit, thotë kryeministri, i cili vjen edhe me një propozim konkret: atë që siguria në Gaza t`i besohet përkohësisht një force neutrale ndërkombëtare, çka duhet të jetë më e pranueshme për të dyja palët.

“Shqipëria e mbështet thirrjen e Presidentit Biden për një pauzë humanitare. Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm, Liga Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë personave të marrë peng nga Hamasi. Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, për Hamasin nuk mund të ketë të ardhme politike. Nën një mandat të OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Liga Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar kalimin e përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi tek Autoriteti Palestinez”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë sqaron më tej se së shpejti do të bashkohet me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris, ku do të diskutohen mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA