Agjencia për Median the Informimin në Kryeministri publikoi disa fakte se çfarë përmban marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë në  pranimit të azilantëve afrikanë.

“Italia merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptarë për ngritjen e srukturave pritëse”.

Por kush do ta paguaj faturën e emigrantëve të cilët Italia kërkon tu shqyrtohet azil-kërkimi në Shqipëri?

“Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj strukturat për qëndrimin e migrantëve”.

Marrëveshja specifikon numrin e azilantëve që do të qëndrojnë në Shëngjin.

“Kufiri maksimal jo më shumë se 3,000 persona të strehuar në të njëjtën kohë”.

Shteti fqinj angazhohet në marrëveshje edhe për disa kosto të tjera.

“Italia përballon çdo shpenzim për migrantët e strehuar përfshirë: Çdo kosto të shëndetit shëndetësor. Çdo kosto tjetër e parashikuar që mund ti vijë palës shqiptare”.

Neni 9ntë i marrëveshjes bën këtë parashikim për kohë qëndrimin në Shqipëri të migrantëve.

“Afati maksimal i qëndrimit të një emigranti, nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për procedurat e azilit / Mbrojtjes. Në përfundim të procedurave, pala italiane kryen me shpenzimet e saj, largimin e migrantëve nga Shqipëria”.

Kryeministrja italiane Gieorgia Meloni në shpjegimet që dha gjatë nënshkrimit të marrëveshjes deklaroi se refugjatët do qëndrojnë në kamp gjatë kohës së shqyrtimit të kërkesës së azilit. Meloni tha se kjo kohë është 28 ditë që do të thotë se një refugjat brenda kësaj kohe do qëndrojë në kampin në gjadër e më pas do largohet drejt Italisë nëse është pranuar azili, ose do të kthehet në vendin e origjinës nga vetë shteti italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA