“Pashë reagime të djalit në darkë, dyshova për dhunë, nuk m’i dhanë kamerat!”, rasti i paprecedentë në kopshtin tjetër në Tiranë
07/11/2023 18:50
Pasditen e sotme, specialist i IT, Gentjan Progni teksa ka reaguar për rastin e 3-vjeçares së dhunuar në kopshtin ‘Stinët’ në Ali Dem, ka treguar edhe një ngjarje të vetën, duke tronditur me deklaratën e tij.
Genti ka pohuar në “Ftesë në 5” se ka ndërruar 4 kopshte për fëmijën e tij, sepse dyshonte për dhunë.
Përpos këtij fakti, ai ka shtuar se ndonëse në kontratën me kopshtin ka qenë e përfshirë edhe marrja e pamjeve me kamera, kopshti nuk ia ka dhënë pamjet pas dyshimeve të tij se fëmija dhunohej.
“E kam provuar vetë me një kopësht. Nuk m’i dha kamerat pasi ia kërkova. Dyshova për dhunë sepse pashë disa reagime të djalit në darkë që erdhën pasi e regjistrova në atë kopsht”, është shprehur Progni.
Top Channel