Vetëm Flamur Noka dhe Bledion Nallbati dy prej tetë deputetëve të dënuar të “Rithemelimit” parakaluan përpara derës të kryesisë së Kuvendit paraditen e të martës.

Nuk përsëritën skenat e hyrjes me forcë.

Por kolegët e tyre brenda kryesisë së Kuvendit, kërkuan llogari se përse në kushtet kur ata janë prezent në komisione ato të zhvillohen online.

Rezistenca e deputetëve të opozitës vijoi në Komisionin e Sigurisë Kombëtare,  duke mos lejuar hyrjen e kryetarit Nasip Naco e ia bllokuan derën duke e barrikaduar ulur në karrige.

E njëjta situatë edhe në komisionin parlamentar të medias ku u prodhua edhe kjo shtyrje mes deputetes socialiste Blerina Gjyklameti dhe asaj demokrate Elda Hoti.

Ky bllokim thjesht prodhoi vonesa por nuk pengojë deputetët socialist të vijojnë mbledhjet përmes platfomës “Zoom” në komisionet e Ligjeve, atë të Sigurisë Kombëtare përfshi atë për Edukimin dhe Mjetet e informimit publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA