Një 39-vjeçar i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” është arrestuar në Mjull Bathore.

Në vitin 2021, Ardian Shkalla sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit një qese me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila është sekuestruar nga Policia.

“Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit, i DVP Tiranë, operacioni policor i koduar ‘Remove’. Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Remove’”, sipas policisë.

Materialet procedurale ndaj tij i kaluan Prokurorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA