Janë goditur dy raste të shitjeve të lëndëve narkotike në doza në qytetin e Kukësit.
Në kuadër të megaperacionit “Tempulli”, u bë e mundur ndalimi i një 33-vjeçari F.M nga fshati Oreshkë, pranë një shkolle 9-vjeçare. Gjatë kontrollit, në çantën e shpinës, këtij shtetasi i është gjetur një sasi lënde narkotike kanabisi, pajisje për ndarjen e saj në doza, një armë e ftohtë (thikë), 2 celularë dhe një shumë parash.
Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi F. M. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Mbi 33-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Largimi i të burgosur nga vendi i qëndrimit”.
Gjithashtu po në qytetin e Kukësit, një i riu 25-vjeç F.T është vënë nën hetim, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, që e posedonte me qëllim shitjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel