Bashkim Shehu, prezantoi romanin e tij më të ri “Kryevepra të pakryera” në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Për veprën e fundit të Bashkim Shehut, folën Dhurata Shehri dhe Krenar Zejno.
“Është libri Flaka e Zbehtë e Nabokov, kryevepra për mendimin tim e tij. Është një studiues që merr një poemë dhe i bën interpretimin e vet poemës.Një interpretim krejtësisht absurd, por që është një arkitekturë shumë interesante”, tha Shehu.
I pyetur rreth përkthimit Bashkim Shehu u shpreh se rreziku më i madh në të është tjetërsimi stilit të autorit.
“Tek përkthimi ka një rrezik për një shkrimtar. Që ti veshësh autorit tjetër stilin tënd. Në fakt duhet ti japësh stilin e tjetrit. Të dalësh nga vetja. Në stil ekziston ky rrezik dhe mundohem që t’i shmangem”, u shpreh shkrimtari.
Bashkim Shehu lindur më 1955 në Tiranë, është një nga shkrimtarët shqiptarë më produktivë të ditëve tona. Deri më 1981 punoi si skenarist në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Prej vitit 1997 ai jeton në Barcelonë. Aktualisht punon si këshilltar për Europën Lindore në Qendrën e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës.
“Unë mendoj që e kam shkruar mirë, por nuk mendoj që kam arritur përkryerjen sepse po ta arrija nuk do shkruaja më. Kam gjithmonë një kërkim”, tha Shehu.
Top Channel