Këngëtari i talentuar shqiptar vlerësohet me çmimin e rëndësishëm në “MTV EMA 2023”!

07/11/2023 14:56

Gjon’s Tears është një nga talentet shqiptare, qëllimi i të cilit është që zëri i tij të dëgjohet jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.

I lindur në Zvicër, Gjon Muharremaj është më origjinë shqiptare, babai nga Kosova ndërsa nëna nga Tirana. Pavarësisht se ka lindur në Zvicër, Gjon flet një shqipe tepër të pastër, duke ndërthurur dialektin e Kosovës me atë të Tiranës.

Dhe së fundmi Gjon’s Tears, i cili ka mahnitur gjithë botën me zërin e tij engjëllor, ka marrë një vlerësim tepër të rëndësishëm, duke u shpallur “Artisti më i mirë zviceran”, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV EMA 2023”. Ka qenë vetë artisti që e ka ndarë këtë lajm të bukur me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram, duke publikuar një foto në Instastory, ndërkohë që në dorë mban çmimin e rëndësishëm.

“Faleminderit. Jam shumë i lumtur që kam një komunitet të mrekullueshëm rreth meje. Unë jam “Artisti më i mirë zviceran”, shkruan Gjon’s Tears në Instagram.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA