Ky është Gligor Mërkuri, i cili tregoi se si ju premtuan para në këmbim të votës për zgjedhjet vendore të 14 majit, në bashkinë e Himarës.

“Mbledh kanaçe”, rrëfeu dëshmitari i SPAK, “Nuk e dija që e kisha emrin në listë. Më thanë që të votoja për Fredi Belerin dhe  do më jepnin 100 mijë lekë. Ndërsa për gruan dhe mamanë do më jepnin edhe njëqind të tjera. Lekët do mi jepte Niko Panajoti që e kam njeri të afërt të nënës”, tha dëshmitari, i cili shtoi se nuk e njihte të dyshuarin dhe se nuk kishte votuar.

Së bashku me të thanë fjalën e tyre në gjykimin ndaj kryebashkiakut të votuar të Himarës Fredi Beleri dhe 6 dëshmitarë të tjerë, mes tyre dhe Arsen Rama i cili konsiderohet si ndihmësi i drejtësisë.

Me kërkesë të Prokurores së Posaçme Dorina Bejko, gjykata vendosi zhvillimin me dyer të mbyllur për dy orë, gjatë të cilës dëshmoi Arsen Rama. Ky vendim u dha mbasi Prokuroria e Posaçme deklaroi se kishte të dhëna se dëshmitari i mbrojtur ishte kërcënuar, kanosur dhe se i ishte shkatërruar automjeti i tij.

Dëshmitari Arsen Rama tregoi se si u pagua prej Pandeli Koaveshit për të gjetur votues pro Belerit.

Por në përfundim të seancës avokati mbrojtës i Fredi Belerit, i njohur si Dhionisis Beleri tha se dëshmitë e dëshmitarëve të SPAK janë të pavërtetuara e të manipuluara.

Në proces dëshmoi edhe ish shefi i policisë së Himarës që tregoi procedurën e ndjekur deri në arrestimin e Fredi Belerit, që sipas tij u arrestua pasi i dha lekët Pandeli Kokaveshit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA