Katër persona janë vrarë në Bregun Perëndimor, pasi u qëlluan me breshëri plumbash nga ushtria.
Autoritetet njoftuan se ekzekutimi i burrave u bë, pasi ata ishin anëtarë të një celule të Hamasit që qëndronte pas sulmeve të shumta. Të katërt raportohet se kanë qenë në një makinë që po kalonte nëpër qytetin e Tulkarem kur ushtarët hapën zjarr.
Ushtria izraelite dhe ministria palestineze e shëndetësisë që vepron në territorin e pushtuar, njoftuan se katër palestinezë u vranë sot nga forcat e Izraelit.
Bregu Perëndimor i pushtuar është i ndarë nga Rripi i Gazës i drejtuar nga Hamasi. Gjithsej 152 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, raporton ministria e shëndetësisë.
Një komision për të burgosurit palestinezë thotë se 70 palestinezë u arrestuan gjatë natës.
Komisioni i Çështjeve të të Burgosurve deklaroi se më shumë se 2,000 palestinezë janë arrestuar në Bregun Perëndimor që nga nisja e sulmeve intensive, si pasojë e shtimit të dhunës në territor.
Top Channel