‘Ujku Persian’ nuk duron dot humbjen teksa lë kompeticionin dhe gris medaljen e vendit të dytë në ‘Mister Olympia’ në SHBA (fotot)

06/11/2023 17:22

Kampioni iranian i ‘bodybuilding’ në 2022 Hadi Choopan është kritikuar së fundmi për sjelljen e tij anti-sportive pasi grisi medaljen nga qafa dhe u largua i zemëruar nga skena të shtunën kur u rendit në vendin e dytë.

36-vjeçari ish-Mister Olympia ia kishte vënë syrin trofeut të madh të sportit të ‘bodybuilding’ për të dytin vit radhazi, por pas një beteje të ashpër nga konkurrentë të tjerë në skenë e Orlando, Florida, ai që njihej si “ujku persian” u la në vend të dytë nga i riu vendas Derek Lunsford.

Gjiganti iranian nuk duhej se arrinte të kontrollonte emocionet teksa prezantuesi Bob Cicherillo, i kërkonte bodybuilder-ave të shtrëngonin muskujt për foton e rezultateve. Në këtë moment ai shkuli medaljen e tij nga qafa dhe u largua nga skena.

“Edhe një pozë për kameran djema,” tha prezantuesi në qendrën e zërit. “Hadi, nuk kemi mbaruar duhet të bëjmë ca foto … me sa duket paska mbaruar,” shtoi ai teksa Hadi u largua i inatosur duke besuar se çmimi i madhi takonte atij.

Bota e sportit dënonte sjelljen e Hadi. “Nuk e prisja këtë nga Hadi. E kuptoj që nuk ishte rezultati që ai priste, por njeriu duhet ta mbajë veten”, komenonte një fans në rrjetet sociale.

Rrjedhimisht Derek mori çmimin e aprë prej $400,000 me titullin e parë Mister Olympia, ndërsa Hadi i renditur i dytë mori $250,000.

Ata ndiqeshin nga Samson Dauda, Brit Brandon Curry e Andrew Jacked në vendet e 3-të, 4-rt e të pestë, respektivisht.

FOTO GALERI
2/3
Ai grisi medaljen nga qafa dhe u largua i zemëruar nga skena të shtunën kur u rendit në vendin e dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA