Smogu pushton New Delhin, shkollat të mbyllura edhe për një javë

06/11/2023 18:14

Autoritetet në kryeqytetin e smogut të Indisë, New Delhi zgjatën mbylljen emergjente të shkollave edhe me një javë, pasi nuk ka shenja përmirësimi të nivelit të ndotjes.

New Delhi mbulohet nga smogu çdo vjeshtë, duke fajësuar kryesisht për djegien e kashtës nga fermerët në shtetet fqinje. Qyteti renditet rregullisht si një nga më të ndoturit në planet, me smogun e tij vjetor që fajësohet si shkaktari për qindra mijëra vdekje të parakohshme çdo vit.

“Meqenëse nivelet e ndotjes vazhdojnë të mbeten të larta, shkollat ​​fillore në Delhi do të qëndrojnë të mbyllura deri më 10 nëntor”, postoi ministri i arsimit të shtetit Atishi në platformën “X”. Shkollave të mesme “po u jepet mundësia e kalimit në klasa online”, shtoi ministri.

Kryeqyteti indian, i cili ka një popullsi prej 30 milionë banorësh, u rendit edhe një herë si qyteti më i ndotur në botë të dielën, sipas firmës monitoruese IQAir. Bashkia e këtij qyteti vendos çdo vit kufizime në aktivitetet e ndërtimit dhe urdhëron ndalimin e qarkullimit për një kategori automjetesh kur ndotja arrin nivele të larta.

Por kritikët thonë se qeveritë injorojnë me dashje burimin primar bujqësor të krizës së shëndetit publik. Fermerët në shtetet fqinje janë një lob i fuqishëm elektoral dhe udhëheqësit i kanë rezistuar prej kohësh thirrjeve për të vendosur gjoba të rrepta dhe masa të tjera ndëshkuese ndaj tyre.

New Delhi do të presë një ndeshje e Kupës së Botës midis Sri Lankës dhe Bangladeshit. Por të dyja skuadrat anuluan seancat stërvitore të planifikuara para ndeshjes ditët e fundit për shkak të rreziqeve shëndetësore nga smogu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA