![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/5457875454-800x450.jpg)
11/02 19:59
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, IgliHasani priti në një takim Kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Nevzad Lutfiu.
Ministri Hasani theksoi mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin e Shqipërisë për shqiptarët e Luginës së Preshevës si dhe shkëmbyen mendime konkrete për forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
“Ne qëndrojmë përkrah përfaqësuesve të subjekteve politike shqiptare të Luginës së Preshevës për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në Serbi”.
Top Channel