Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, që vjen sonte në Kosovë , do të takohet edhe me zëvendës/kryeministrin Besnik Bislimi.
“Zëvendëskryeministri Bislimi do ta takojë sonte z. Lajçak. Për detajet mbi takimin do të ketë një komunikatë për media pas përfundimit të tij”, thuhet në njoftimin e zyrës së tij.
Ndërkohë nga zyra e Kryeministrit thonë që nuk kanë asgjë zyrtare dhe nuk janë të njoftuar për një takim me Lajçak.
Gjatë vizitës së palajmëruar, Lajçak pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë.
Pjesë e diskutimeve pritet të jetë draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe çështje të tjera.
Më 26 tetor, Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takuan me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, si dhe zyrtarë të tjerë të BE-së. Pas takimeve, kryeministri i Kosovës tregoi se ka një dakordësim për draft statutin e propozuar. Ndërsa presidenti serb pohoi të kundërtën.
Top Channel