Kryetari i Bashkisë në “Piana Dei Albanesi” Itali, fton shqiptarët në Samitin e Diasporës më 22-23 nëntor

06/11/2023 10:36

Kryetari i Bashkisë në “Piana dei Albanesi”, komuna arbëreshe në Itali, Rosario Pettam ka ftuar të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në Ditën e Arbëreshëve dhe në Samitin e tretë të Diasporës që zhvillohet në Tiranë më 22-23 nëntor.

Përmes një video të publikuar nga ministri Igli Hasani në rrjetet sociale, Rosario Petta shprehet: Mirdita shqiptarë dhe arbëreshë kudo që ndodhen nëpër botë. Jam Rosario Petta dhe jam anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe jam këtu t’ju jap një informacion shumë të rëndësishëm. Në muajin nëntor 22-23 në Tiranë janë dy ditë të rëndësishme për të gjithë shqpiptarët dhe arbëreshët. Ju pres në Tiranë, të lidhemi gjithnjë e më shumë me Shqipërinë.

Ndërkohë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në mbishkrimin e kësaj video shkruan: Mirëmëngjesi me përgatitjet për Ditën e Arbëreshëve dhe Samitin e tretë të Diasporës me Rosario Petta, Kryetar Bashkie në “Piana dei Albanesi”, komuna arbëreshe në Itali, aktivist dhe koordinator i dalluar, me një kontribut të vyer në ruajtjen e gjuhës dhe traditave arbëreshe sidomos në marrëdhënie me vendin e origjinës, shihemi në Tiranë më 22-23 nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA