Elmir Tufa, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Shkëlzen Kastrati është lënë në burg, me vendim të Gjykatës së Fierit.

Tufa, i shpallur në kërkim për vrasje me paramendim, u vu në pranga një ditë më parë.

Në pranga për vrasjen e Shkëlzen Kastratit është edhe Albert Zaja, i cili u kap nga forcat Renea në Fushë-Krujë në prill të vitit 2021. Ndërkohë, në kërkim për ngjarjen janë Elson Xhecuka e Roland Cara, të cilët dyshohen se janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë.

Kastrati u ekzekutua më 1 shkurt në rrethrrotullimin në hyrje të Fierit, teksa po vinte nga ky drejtim me automjetin e tij tip “Mercedez Benz”, ndërsa autorët po e ndiqnin me një automjet tip “Range Rover”, nga ku e qëlluan.

Viktima humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një tjetër automjet në këtë rrugë, në të cilën ndodheshin babë e bijë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Viktima humbi jetën menjëherë pas atentatit.

Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit, dyshohet së është vazhdimi i vrasjes së ndodhur në vitin 2016 në Fier, ku shënjestër ishte Klement Kastrati, vëllai i viktimës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA