Këngëtarja Soni Malaj e ftuar në “Mos i bjer me top”, nuk mundi të mos përmendë Flori Mumajesin.

Në lojën me fotot e personazheve të njohur publik, Soni vuri re që mungonte fotoja e Florit, ndërsa theksoi se i vinte çudi, duke treguar kështu që emri i tij përmendet në të gjitha intervistat e saj.

Soni: S’ma paskeni vënë Florin? Çudi…

Ronaldo: E di ku ka ngelur Flori… te kafja e Top Channel jashtë. E printuam foton dhe ishim në dilemë me Eriolën, ta nxjerrim Florin në emisionin apo jo.

Soni: E di pse, se Getoari dhe Flori janë dy artistë që shumë artistë të tjerë i detyrohen.

Ronaldo: I them Eriolës mos nuk është korrekte. Mos nga ikën nga studio po i nxorëm Florin.

Soni: Jo, pse? Absolutisht jo.

Ronaldo: Gjithmonë shkruhet aludohet edhe në kohën e Big Brother, është shkruajtur shumë për ju… për këngën që Flori nxori në Instagram “Fluturimi”.

“Ne jemi persona të rritur, ne nuk ‘shtihena’ me pushkë me njëri tjetrin. Kemi qenë të rinj, ka qenë një lidhje, ka kaluar. Për shumë vite kemi qenë shokë, që nga viti 98’, imagjinojeni vetë. Dikur edhe jemi bërë bajat për njëri tjetrin”, u shpreh këngëtarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA