“Mi gjeni këngët e rinisë”, frymëzuar nga Migjeni! Ndërthuret me realitetin sot

05/11/2023 12:37

Frymëzuar nga vepra e Migjenit dhe e ndërthurur me aktualitetin e trishtë sot, në teatrin Skampa të Elbasanit është vënë në skenë shfaqja “Mi gjeni këngët e rinisë”.

Emigracioni dhe dyzimi i të rinjve mes ikjes dhe plagëve që lënë pas është tema e kësaj shfaqje e cila u mirëprit nga publiku elbasanas.

Shfaqja flet për dëshirën për t’u larguar nga vendi, por për atë pengun që na mban akoma këtu. Domethënë një tranzicion mes dy rrugëve, të ikurit dhe të qëndruarit”, u shpreh regjisorja Ina Morinaj.

“Mesazhi që u përpoqëm të sjellim të gjithë bashkë është jo moral, jo diçka e sforcuar që të ndikojmë ne duke thënë që kemi të drejtë plotësisht. Janë tre momentet tona që ne e kemi diskutuar dhe ndamë disa këshilla sesi ne e shohim botën sot 30 vjeç aktualisht”, u shpreh aktori Matia Llupa.

“Ishte një lloj eksperimenti midis nesh, rreth tematikave më pikante ne vendin tonë siç është ajo e emigracionit që na ka shoqëruar ndër breza. Mendoj që kemi nxjerrë një produkt që ja vlen për t’u parë”, tha aktori Silvio Goskova.

Shfaqja me regjinë e Ina Morinajt përcolli historitë e ndryshme të tre të rinjve, të tria me dramat familjare dhe personale të shkaktuara nga plaga më e madhe e shqiptarëve, emigracioni. “Fondi i Teatrit për të Rinj” është një nismë e Ministrisë së Kulturës dhe për vitin 2023 nga 37 aplikime u përzgjodhën 10 fitues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA