Ju pëlqen apo jo Kendall Jenner, duhet ta pranoni se modelja bën paraqitjet më elegante dhe më stil të gjithë familjes Kardashian.

Postimi i saj më i fundit në Instagram është dëshmi e mëtejshme, ku ajo shfaqet me një fustan të bardhë mahnitës.

Me rastin e ditëlindjes së saj të 28-të të premten e kaluar, Kendall ka postuar foto nga festa private që ka bërë në shtëpinë e saj.

Për këtë rast, ajo zgjodhi të vishte një fustan të bardhë, të gjatë, me shpatulla që i nxirrte në pah figurën e saj, ndërsa look-u i saj i bukurisë kaloi në tone natyrale në make-up, onde të buta në flokë dhe manikyr ngjyrë të errët.

Ajo ka zgjedhur edhe një zbukurim minimal për festën, duke shkruar me tullumbaca “Scorpio baby”, duke qenë se është akrepi në horoskop.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kendall (@kendalljenner)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA