Foto ilustruese

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në zonën Karisto në Evia, 70 km në veri-lindje të Athinës., ndërsa sipas forcave zjarrfikëse po digjet masivi pyjor dhe për momentin po u afrohet 3 fshatrave.

Autoritetet njoftuan nëpërmjet numrit të emergjencave 112 banorët që të jenë në gatishmëri për tu evakuuar, ndërsa në zonë janë dërguar dhjetëra forca zjarrfikëse.

Situata u vështirësua gjatë orëve të pasdites për shkak të erës të fortë që fryn në zonë.

Mbrojtja civile thotë gjatë orëve të mesditës të së dielës në zonë priten reshje shiu. Deri atëherë zjarrfikësit do të duhet të luftojnë me flakët për të shmangur që zjarri të arrijë në banesat e zonës.

Zona e Evia ishte një ndër më të prekurat nga zjarret gjatë verës së kaluar. Tre persona humbën jetën prej këtyre zjarreve në zonën e Karistos gjatë zjarreve të muajit korrik të këtij viti.

Banorët kanë hedhur akuza se flakët kanë qenë të qëllimshme për të mundësuar kompanive që vendosin turbina të prodhimit të energjitë eolike mbas djegies së masiveve pyjore të zonës.

Autoritetet janë përballur gjatë dy ditëve të fundit me përmbytje dhe stuhi të forta shiu dhe ere në zonën veriore të vendit, ndërsa Atika, jugu i vendit dhe ishulli i Kretës janë përballur me temperatura tepër të larta për stinën që po kalojmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA