Valbona Selimllari e ftuar në “Më Lër të Flas”, tregoi më tepër detaje nga çmimi i saj si “Miss Albania”.

Ajo zbuloi se nuk ka një kurorë pas marrjes së çmimit, pavarësisht se ky detaj është i rëndësishëm në programet e bukurisë.

“E dini që në “Miss Albania” unë nuk kam kurorë. Jo, sepse kurora ishte prej kauçuku, u gjet në momentin e fundit. Aq e kishte misionin më duket, humbi vetë”, tha Valbona Selimllari.

Më tej miss-i i parë shqiptar tregoi se të kesh këtë lloj çmimi është privilegj në disa raste.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA