Peticion për shëndetin mendor, artisti italian: Bonus për “më të pamundurit”!

04/11/2023 16:51

Këngëtari italian Fedez e ka çuar një hap më tej betejën e tij në mbrojtje të shëndetit mendor.

Artisti ka nisur një peticion për mbështetjen e të ashtëquajturit “bonus psikologjik”, të cilin e përshkruan si “jetik” për personat që përballen me çrregullime të tilla, por për arsye ekonomike nuk arrijnë të mbulojnë kostot e seancave të psikoterapisë.

Duke e përcaktuar bonusin në fjalë “si strukturor tashmë”, peticioni i kërkon qeverisë të miratojë dekretet për dhënien e ndihmës edhe në vitin 2023 dhe apelon “të akordohen më shumë për shëndetin mendor”.

Dokumenti kujton se financimi i planifikuar për këtë vit është 5 milionë euro, ndërsa nga 2024-ta e në vijim do të shkojë në 8 milionë euro: shumë pak sipas hartuesve, duke pasur parasysh se në vitin 2022, fondet shkonin në 25 milionë euro.

“Është koha që mirëqenia psikologjike e të gjithëve, dhe veçanërisht e fëmijëve tanë, të bëhet prioritet për këtë vend,” thuhet në faqen e internetit ku po realizohet mbledhja e firmave. Nga ora 18.00 e datës 3 nëntor, peticioni është nënshkruar nga më shumë se 240 mijë persona. Ai kujton se në Itali, 2 milionë adoleshentë nga mosha 10 deri në 20 vjec vuajnë nga crregullime të shëndetit mendor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA