Me kërkesë të opozitës, Albin Kurti raportoi të premten përpara Kuvendit të Kosovës mbi draft-statutin e propozuar nga Perëndimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Një debat i ashpër u zhvillua në parlament, ku kryeministri insistoi projekt statuti i paraqitur nga diplomatët evropianë dhe amerikanë, e ndërpret trashëgiminë mosnjohëse të Republikës së Kosovës që ishte çimentuar siç tha në marrëveshjet e mëhershme të vitit 2013 dhe 2015 dhe tha se ai “qartazi nuk është ‘Zajednicë’”.
“Në gjykimin tim politik drafti ka një qartësi sa i përket njohjes së Republikës së Kosovës si një shtet i pavarur, në të cilin serbët do të jetojnë në përputhje me aspiratat multietnike të Kushtetutës dhe pa qëllim tjetër dëmtues apo minues për Republikën, në njohje të shtetit sovran dhe të integritetit tonë territorial”, u shpreh Kurti, por dokumentin vetë nuk e bëri publik.
Përse po mbahet i fshehtë statute i Asociacionit? Njohësit e çështjeve politike në Kosovë dhe Serbi, Artan Muhaxhiri dhe Dushan Janjic besojnë se kjo po ndodh për t’iu dhënë kohë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic, për të përgatitur publikun se kanë pranuar compromise. Të dyja palët janë shprehur se draft statute i ri është i pranueshëm për to por hollësitë rreth përmbajtjes së tij nuk janë bërë të ditura ende.
Kurti dhe Vuçiçi e kanë arsyetuar ruajtjen e fshehtësisë së përmbajtjes së këtij dokumenti me faktin që kjo u është kërkuar nga 5 të dërguarit perëndimorë. Ndërkohë, në fund të shkurtit të këtij viti, të dyja palët e pranuan propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, dhe më pas në mes të marsit, aneksin për zbatimin e tij. Ajo marrëveshje, ndër të tjera, parasheh që pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë t’iu jepet një nivel i caktuar i vetëmenaxhimit.
Top Channel