Luar Arani e ftuar në “S’e Luan Topi” ka folur edhe për karrierën e saj larg muzikës.
Arani tregoi se ende nuk e di se çfarë e bëri të linte Shqipërinë për Gjermaninë. E pyetur për profesionin që ushtron në Berlin, Luar tha se punon agjente në sektorin financiar.
Erjona: Pse ky vendimi për të ikur në Gjermani? Ndikoi diçka, ndodhi diçka në jetën tënde që vendose të ikje?
Luar Arani: Pyetja një million dollarëshe. Në fakt edhe sot e kësaj dite ende nuk e di se çfarë më goditi që vendosa të ikja. E vërteta është që kur pyes veten në retrospektivë as vetë nuk e di pse vendosa të ikja.
Erjona: …në Berlin ku ti punon si “agjente sekrete”.
Luar Arani: Ehh, nuk më lejohet të them ku, si dhe çfarë. Më vjen shumë keq, por punoj në sektorin financiar. Tek antikrimi financiar. Është një gjë shumë e bukur që më pëlqen shumë dhe kaq. Nuk tregoj dot më shumë.
Erjona: Kemi parë shumë bashkëpunime vitet e fundit, dhe ti sikur po rikthehesh. Po mendon për një rikthim përgjithmon në Shqipëri apo?
Luar Arani: Unë mendoj që nuk do të isha tërësisht e lumtur të them të drejtën sepse të gjithë jetën e kam ndërtuar pjano – mësime, Gjermani – Shqipëri. Edhe pse më lodh pak, nuk e di pse mendoj se nuk do të jem 100% e lumtur nëse kaloj ose këtej ose andej.
Top Channel