Fëmija “Pse”, arsyeja e pseudonimit të çuditshëm për Luar Aranin

04/11/2023 19:26

Luar Arani vjen në një rrëfim për jetën dhe karrierën e saj në “S’e Luan Topi” siç nuk e kemi njohur më parë.

Artistja ka treguar se kur ishte e vogël, e ëma e thërriste fëmija “Pse” sepse ishte më shumë kurioze seç duhej.

“Ndoshta tregonte edhe pak shenjë inteligjence, por unë kam qenë e tillë që edhe pasi më ishin përgjigjur në pyetjen pse, kisha edhe një pse për “pse-në”. Ndaj më ngeli fëmija “Pse””- tha Luari.

Pjesë nga biseda:

Erjona: Ti je rritur në Tiranë, apo jo?

Luar Arani: Po, duket ajo nga pamjet. Këtu kam qenë 4-vjeçe.

Erjona: Fëmijë i urtë, por shumë kurioze.

Luar Arani: Po. Mami më quante fëmija “Pse”.

Erjona: Kështu të thonin?

Luar Arani: Po. Fëmija “Pse” dhe e di që e kam vuajtur shumë. Ka qenë edhe ok, sepse ndoshta tregonte edhe pak shenjë inteligjence, por unë kam qenë e tillë që edhe pasi më ishin përgjigjur në pyetjen pse, kisha edhe një pse për “pse-në”. Ndaj më ngeli fëmija “Pse”. Kam qenë e urtë që bëja detyrat dhe gjërat e tjera, por flisja shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA