Suksesi i filmit “Në kuadër të dashurisë” nuk po di të ndalet ditë pas dite. Filmi më i komentuar i momentit vazhdon të thyejë rekorde dhe po del jashtë çdo parashikimi.
“Në Kuadër të Dashurisë”, një prodhim i Top Media, i cili bëri bashkë aktorët profesionistë dhe personazhet më në zë të momentit, nuk ndal suksesin. Pas premierave në qytete të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, është momenti që “Në Kuadër të Dashurisë” të udhëtojë nëpër botë.
Pritjes i erdhi fundi për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali. Nga data 16 Nëntor filmin tuaj të preferuar do të mund ta shihni në shumë qytete të Italisë.
Për herë të parë, një film shqiptar do të vijë nga ky muaj në rrjetin më të madh të kinemave UCI. “Në kuadër të dashurisë” do të shfaqet nga 16 Nëntori në kinema në Milano, Firence, Romë, Bari dhe Torino.
Të tjera rekorede priten të thyhen! Biletat kanë dalë tashmë në shitje, për më shumë informacion klikoni në linkun www.films.top-channel.tv
Top Channel