“Të dhunuarit, dhunojnë”/ Sociologët shpjegojnë arsyet se përse disa persona dhunojnë kafshët

02/11/2023 19:50

Në rrjetet sociale nuk kane qenë të pakta videot që kanë qarkulluar, ku shihen të rritur apo fëmijë që keqtrajtojnë kafshët.

Shpeshherë kanë qenë edhe vet këta individë që I kanë postuar në rrjet të tilla pamje. Rasti më i fundit, është ai i një gruaje në kryeqytet, që dhunon qenin brenda në ashensor.

Një sjellje e tillë, bazuar dhe në studime vjen nga individë që e kanë përjetuar vetë dhunën.

 “Studimet tregojnë që 30% e njerëzve të cilët kanë jetuar me dhunë apo që janë neglizhuar dhe në mos janë dhunuar edhe psikologjikisht, janë të prirur të dhunojnë kafshët ose ti keqtrajtojnë dhe te bëjnë eksperimente malinje ndaj tyre, kryesisht ndaj qenve por dhe maceve apo në tërësi kafshë që janë më te zakonshme”, tha Marsi Simo, sociologe.

Mes arsyeve se përse ndodhin të tilla ngjarje, është dhe ajo e problematikave të shëndetit mendor.

 “Ka dhe raste shumë specifike, njerëz qe janë me probleme të shëndetit mendor që keqtrajtojnë veten përmes keqtrajtimit të kafshëve ose çlirojnë energjinë e tyre negative në momentin kur shohin një kafshë që është duke vuajtur”, tha Marsi Simo, sociologe.

Për të evituar të tilla veprime të dhunshme, të cilat mund të nisin që në vegjëli, sociologia thotë se prindërit duhet të kenë kujdes jo vetëm në atë që i përcjellin fëmijëve të tyre, por dhe në monitorimin e sjelljes së fëmijëve.

 “Duhet përmendur që fëmijët imitojnë. Shohin një prind qe është neglizhent ndaj kafshëve ose është keqtrajtues, edhe ai po ashtu do ta imitojë këtë pjesë. Në momentin kur një fëmijë ka trajta të tjera dhe problematika të tjera që po i shpreh ne këtë mënyrë duke dhunuar kafshët, prindërit nuk duhet të jenë indiferent por përkundrazi duhet të ndalen dhe të kuptojnë disa arsye: janë arsye që janë brenda familjes pra është keqtrajtimi që po i bëhet këtij fëmije apo ndoshta diku tjetër jashtë ai po keqtrajtohet sepse gjërat vijnë zinxhir tani, nga më i madhi që dhunon më të voglin dhe më i vogli që dhunon një qenie tjetër akoma më të vogël ose akoma më inferiore”, tha Simo.

Pavarësisht dënimit të të tilla sjelljeve nga opinion publik por dhe masave të marra nga autoritete ndaj individëve që keqtrajtojnë kafshët, fatkeqësisht ka ende në shoqërinë tonë sjellje të tilla të dhunshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA