Lufta Izrael-Hamas, Angelina Jolie: Liderët botërorë fajtorë në krim, Gaza një burg në qiell të hapur për dy dekada

02/11/2023 13:48

Aktorja e famshme Angelina Jolie e sulmoi ashpër fushatën ajrore të Izraelit në Gaza duke e cilësuar “goditje të qëllimshme të një popullate të bllokuar dhe vrasje”.

Në një postim në Instagram, ylli i Hollivudit shpërndau foton e një sulmi të fundit izraelit në veri të territorit të shoqëruar me komentin: Kjo ka të bëjë me bombardimin e qëllimshëm të një popullsie të bllokuar që nuk ka ku të shpëtojë. Gaza ka qenë një burg në qiell të hapur për gati dy dekada dhe po kthehet me shpejtësi në një varr masiv. 40% e të vdekurve janë fëmijë të pafajshëm. Vriten familje të tëra. Ndërsa bota shikon dhe me mbështetjen aktive të shumë qeverive, miliona civilë palestinezë, fëmijë, gra, familje, ndëshkohen dhe dehumanizohen kolektivisht, ndërsa privohen nga ushqimi, ilaçet dhe ndihma humanitare kundër ligjit ndërkombëtar. Duke refuzuar të kërkojë një armëpushim humanitar dhe duke e penguar Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të vendosë një armëpushim të tillë nga të dyja palët, liderët botërorë janë bashkëfajtorë në këto krime.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Angelina Jolie (@angelinajolie)

Top Channel