Kush janë dy humoristët rusë që tallen me liderët botërorë, nga Erdogan deri te Merkel e Meloni: Viktima të shakave të tyre

02/11/2023 16:57

Ata njihen si Vovan dhe Leksus, por emrat e tyre të vërtetë janë Vladimir Aleksandrovich Kuznetsov dhe Aleksei Vladimirovich Stolyarov, të dy të moshës 36 vjeç.

Ata njihen si humoristët rusë që vënë në lojë liderët botërorë me telefonata të rreme. Viktima e fundit e tyre ishte kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila ra pre e një telefonate të rreme nga dy humoristët, të cilët iu prezantuan si politikanë afrikanë.
“Ka shumë lodhje nga të gjitha anët”, u thotë Meloni në telefon duke iu referuar konfliktit në Ukrainë, “po afron momenti kur të gjithë do të kuptojnë se duhet një rrugëdalje”. Regjistrimi i bisedës e Melonit me “liderin afrikan” u publikua nga platforma online kanadeze Rumble dhe u shpërnda nga agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti. Zyra kryeministrore shprehu keqardhje që ishte mashtruar nga ai, që i ishin prezantuar si presidenti i një vendi afrikan.
Telefonata me Melonin është bërë më 17 shtator por u publikua ditën e djeshme. Pas kësaj kritikat për mendjelehtësinë e Melonit kanë shpërthyer në Itali.

Por Meloni nuk është e vetmja “mendjelehtë që ka rënë pre e shakave të dy rusve për të cilët madje është aluduar se kanë lidhje me Shërbimin Federal të Sigurisë së Federatës Rusë, gjë që ata e kanë mohuar gjithmonë.

Fakti është se ata arrijnë të kapërcejnë çdo filter sigurie të politikanëve më të pushtetshëm në botë dhe kanë ‘goditur’ disa herë në të kaluarën, shumë prej tyre. Pre e shakave të tyre kanë rënë edhe personazhe të famshëm, veçanërisht ata që konsideroheshin kritikë ndaj Rusisë.
Mikhail Gorbachev, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ish- Kancelarja Angela Merkel, republikani Christine Lagarde, kandidati për President i SHBA-së John Mçain, Princit Harry të Anglisë deri te Elton John dhe shkrimtarja e Harry Potter, JK Rowling janë treguar po aq “mendjelehtë” sa kryeministrja italiane Meloni që besoi se po fliste me një politikan afrikan.
Të njëjtin kurth përdoren para një muaji edhe për kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, i cili i bindur se po fliste me presidentin e një vendi afrikan i shprehte atij shqetësimin për pezullimin e marrëveshjes për eksportin e grurit ukrainas nga portet në Detin e Zi.
Në prill dy humoristët arritën të bindnin Kryetarin e Rezervës Federale të SHBA-së , Jerome Powell se po fliste përtej telefonit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.


Po si Zelensky dy humoristët arritën të fusnin në kurth edhe shkrimtaren britanike JK Rowling, duke i thënë se si aktor me profesion ai ishte gati të bëhej pjesë e një filmi të ri, të sagës së Harry Potter-it, mbetej vetëm që shkrimtarja binte dakord për realizimin e filmit.
Nëntorin e vitit të kaluar dy rusët madje arritën të flisnin me presidentin polak Andrzej Duda duke iu prezantuar si Emmanuel Macron.
Ata vite më parë imituan presidentin rus Vladimir Putin për të folur në telefon me Elton John. Ishte vetë muzikanti që bëri të njohur në Instagram-in e tij bisedën e supozuar me liderin rus, duke thënë se ishte gati ta takonte për të diskutuar për diskriminimin ndaj homoseksualëve në Rusi.


Ndërkohë edhe kancelarja (sot ish-kancelarja) gjermane Angela Merkel, e bindur se po fliste me ish-presidentin ukrainas Poroshenko, diskutonte për çështje të rëndësishme të politikës se BE-së.
Vovan dhe Leksus përdorin një teknikë që tashmë ka treguar se funksionon mirë. Duke adoptuar një identitet të rremë, zakonisht atë të një zyrtari qeveritar ose politikani të rëndësishëm, dhe duke cituar informacione për të cilat ata dinë detaje, kapin në befasi bashkëbiseduesin e tyre dhe arrijnë ta bëjnë atë të flasë në mënyrë konfidenciale. Në vend që të imitimit perfekt të zërave, ata fokusohen më shumë te ‘efekti befasi”. Të dy u bënë të famshëm falë kanalit të tyre në YouTube, i cili u ndalua këtë vit për shkak se shumë liderë botërorë kishin folur më shumë seç duhet në konfidencialitet me dy humoristët që hiqeshin si politikanë me peshë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA