Dua Lipa po rikthehet me këngë të re. Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare ka njoftuar zyrtarisht se “Hudini” publikohet të dielën, 9 nëntor, në orën 18:00.

“Houdini” vjen pas “Dance the night”, kolonës zanore të filmit “Barbie” të Greta Gerwig. Albumi i fundit i artistes mbetet “Future Nostalgia”, që u publikua në vitin 2020, i cili po ashtu fitoi çmimin “Grammy” për ‘albumin më të mirë pop’ në 2021. Lipa po ashtu do të luajë në filmin e ri të Matthew Vaughn të titulluar “Argylle”. Planet e filmit u zbuluan për herë të parë në korrik 2021, ku The Hollywood Reporter njoftoi se këngëtarja do të krijonte muzikë origjinale për këngën dhe partiturën e Argylle.

Një trailer i papritur i filmit u publikua ku shfaqet Dua bionde, duke kërcyer ngadalë me Cavill. Argylle është përshtatur nga romani me të njëjtin emër nga Ellie Conway. Një datë zyrtare e publikimit nuk është konfirmuar. Sipas THR, filmi do të ndjekë spiunin më të madh në botë ndërsa ai udhëton nëpër botë dhe do të jetë filmi i parë i një ekskluziviteti në vazhdim.

Ndërkaq, në podcast-in e saj ‘At Your Service’, ylli i muzikës pop zbuloi disa detaje rreth jetës së saj intime, duke shpjeguar se çfarë konsideron të rëndësishme në dhomën e gjumit. Disa muaj më parë Dua zyrtarizoi romancën me partnerin e saj, regjisorin Romain Gavras. Gavras ka qenë më parë në një romancë me artisten tjetër shqiptare, Rita Ora.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA