Aktori i njohur Alec Baldwin së shpejti me një reality show, nuk përballon dot më shpenzimet e familjes!

02/11/2023 13:26

Aktori i njohur Alec Baldwin dhe bashkëshortja e tij Hilaria Baldwin po mendojnë t’u japin fansave një pamje më nga afër të jetës së tyre të përditshme.

Gjatë podcastit Let’s Talk Off Camera i SiriusXM, aktori i tha prezantueses Kelly Ripa se ai dhe gruaja e tij mund të sjellin një reality show. Alec dhe Hilaria kanë 7 fëmijë së bashku. Alec shprehet ndër të tjera se: Gjithçka ka të bëjë me familjen time. Unë jam përpjekur vërtet në vitet e fundit, një herë kishim pesë dhe më pas gjashtë dhe më pas shtatë fëmijë. Nuk mund të shkoj askund për një kohë të gjatë. Në kohët e vjetra hipja në një aeroplan dhe shkoja në Los Angeles. Ishte e lehtë të merrja avionin dhe të shkoja… Tani më duhen 11 bileta avioni, dado, fëmijët, gruaja ime. Ata nuk kanë as 11 vende në seksionin e klasës së biznesit të avionit.

Disa vite më parë, Alec solli të gjithë familjen e tij në Los Anxhelos, ndërsa ai ishte atje duke punuar. Përfundimisht, ai e kuptoi se nuk do të mbulonte dot as me rrogën e tij shpenzimet e bëra nga ai dhe familja.

Reality show që po mendojmë është një në mënyrë që ne të mund të punojmë nga shtëpia.

Bashkëshortja e aktorit, Hilaria Baldwin ka folur së fundmi për diferencën 26-vjeçare me bashkëshortin e saj 64-vjeçar. Gjatë episodit të parë të ‘podcast’-it të saj të ri “Witches Anonymous”, Hilaria zbuloi se i ka paragjykuar shumë çiftet që kishin diferenca të mëdha në moshë. 38-vjeçarja tha se shpesh e gjente veten duke vënë në pikëpyetje qëllimet e njerëzve dhe supozonte se dashuria mes një partneri më të vjetër dhe më të ri nuk ishte e vërtetë. Hilaria pranoi se mentaliteti i saj ndryshoi pasi gjeti Baldwin, me të cilin është i martuar që nga viti 2012.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA