Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për Dardan Krivaçën Të heshtur dhe me maska, njësitë elitë të Policisë së Kosovës kanë protestuar para objektit të Qeverisë.
Ata kundërshtojnë shtesat që i ka vendosur qeveria e Kosovës, 150 euro, shtesat e rrezikshmërisë që ka tetë muaj që nuk i kanë marrë. Në protestë ishte edhe njësia për eksplozivë e dëminim me të njëjtat kërkesa.
“Prandaj edhe një herë kërkojmë nga ana e juaja që propozimin e dhënë për shtesat e rrezikshmërisë ta rishikoni dhe t’i merrni parasysh kërkesat tona dhe presim që së shpejti të takohemi dhe së bashku t’i zgjidhim.Kërkesat janë si në vijim: Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve. Rrezikshmëria të caktohet ne 50% te pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës”, tha pjesëtari i njësisë speciale.
Njësitet që u përballën edhe me sulmin terrorist në Banjskë kërkuan trajtim më të dinjitetshëm nga ana e institucioneve.
“Ne jemi unik në kërkesat tona sepse janë kërkesa legjitime dhe të nevojës urgjente dhe nuk do të zmbrapsemi deri në realizimin e tyre. Prandaj ftoj Kryeministrin dhe Qeverinë që të marrin hapa konkret në realizimin e tyre. I nderuar kryeministër, ju i dini shumë mirë kërcënimet dhe rreziqet që operatorët e këtyre njësive i bartin gjatë gjithë kohës, jo vetëm gjatë kryerjes së detyrave zyrtare por edhe ne jetën private. E kjo është pikërisht për shkak të natyrës së punës të cilën ne e bëjmë. Prandaj mos luani me dinjitetin tonë, mos luani me ndjenjat e familjeve tona”, kërkoi pjesëtari i njësisë speciale.
Ndërkohë paralajmëruan edhe masa të tjera në rast se hasin në vesh të shurdhër, pasi shuma e shtesave të tyre është ulur për rreth 65 euro.
Pjesëtarët e këtyre njësive janë të specializuar dhe certifikuar në luftën kundër terrorizmit, lirimin e pengjeve si dhe në rastet ku cenohet siguria Kombëtare përkatësisht janë të specializuar në trajtimin e kërcënimeve me eksplozivë dhe bomba, dhe për intervenime në situata ku rrezikshmëria vlerësohet të jetë ekstreme.
Top Channel