Në kuadër të dashurisë” vjen aty ku ju jeni! Pas disa premierave në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ashtu edhe jashtë territorit, filmi më i dashur dhe më i komentuar i momentit nuk ndalet së korruri sukses. Tashmë “Në kuadër të dashurisë” udhëton në një tjetër shtet…”

“Në Kuadër të Dashurisë”, filmi i parë i prodhuar nga Top Channel Films ka udhëtuar para pak ditësh në Tuz, në Malin e Zi, pas premierave në Tiranë, Shkodër, Korçë, Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Shkup dhe Vlorë. Ndjekësit pritën me brohorima kastin e aktorëve të cilët ishin aty për të takuar fansat e tyre nga afër dhe për të bërë fotografi me ta apo për të dhënë autografe.

Për herë të parë, “Në kuadër të dashurisë” erdhi me dy premiera brenda një nate në Tuz. Kurioziteti i publikut ka qenë goxha i madh dhe salla ka qenë e tej mbushur për të dyja oraret e shfaqjes së filmit.

Tashmë, “Në kuadër të dashurisë” udhëton në Zvicër! Nga data 9 Nëntor filmin më të pëlqyer të momentit do të mund ta shihni në kinematë në Zvicër, për të gjithë ju që jetoni atje. Po ashtu, kasti i filmit vjen më datë 13 Nëntor, ku të gjithë do të kenë mundësi t’i takojnë yjet tuaj të preferuar nga afër.

Për bileta, klikoni këtu (https://films.top-channel.tv)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA