Shqipëria mban censin e 12-të në histori, në një proces që ka rishfaqur qëllimet ekspansioniste të shteteve të tjera. Pyetjet sensitive të formularit dhe interferimet e vendeve fqinje për të rritur fiktivisht statistikat e minoritarëve. 

Në dokumentet që dorëzohen në ambasadë nëse në certifikatë shkruhet se je banor i një prej 9 fshatrave të njohur me banorë me prejardhje bullgare, atëherë pajisesh me pasaportë.

Kjo për shkak të ligjeve të Bullgarisë që njeh si minoritet të saj banorët e këtyre fshatrave.

“Inside Story” ka siguruar një dokument i klasifikuar sekret nga Ministria e Punëve të Brendshme, në të cilin janë të shënuar fshatrat ku ka bullgarë. Me kritere të tilla pa filtra, natyrshëm qytetarë nga të gjitha viset shqiptare mund të zhvendosen në këto fshatra fiktivisht dhe të deklarohen bullgarë.

Në dokumentet e shumta arkivore që “Inside Story” ka siguruar, nuk ka të dhëna shteruese se goranët i përkasin kombësisë bullgare.

Në fakt, referuar të dhënave historike, Lidhja e Kombeve e njohu minoritetin Bullgar në Zonën e Prespës, por jo në Zonën e Gorës.

“Në një dokument të hershëm të xhandarmërisë flitet për minoritetin bullgar. Konkretisht në letrën drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të kohës shkruhet: këtu poshtë për dijeni ne parashtrojmë kopjen e telit shifër të komandës së qarkut Korçë. Bilishti na lajmëron se parmamit, disa djelmosha të katundeve Vërnik, kanë hyrë tinëzisht në kishën e Vërnikut dhe kanë fshirë emrat e shenjtëve qi kanë kenë shkrue grekisht në kohën e okupasionit grek stop. Guzimtarët i ka zbulue post komanda e Bilishtit dhe i ka nënë vërejtje stop dhe deklarojnë se nën regjim republikan dishirojnë shkronjat bullgare, në mos qoftë e mundur shkronjat shqipe.

Një tjetër shkresë e hershme flet për gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet minoriteti bullgar dhe pamundësia e shtetit shqiptar për ti ndihmuar. Letra mban datën 18 janar 1937.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA