Një 47-vjeçare është arrestuar në Dakotën e Veriut të SHBA-së për helmimin e partnerit 51-vjeçar, pak orë pasi ai kishte trashëguar 30 milionë dollarë.
Ina Thea Kenoyer u arrestua më 30 tetor me akuzën e vrasjes kundër Edward Riley Jr. Sipas dokumenteve gjyqësore të cituara nga New York Post, Riley u sëmur menjëherë pas takimit që pati në shtator me avokatin e tij për një çështje trashëgimie prej 30 milionë dollarësh.
Sipas të njëjtit burim, Kenoyer telefonoi ndihmën e shpejtë të nesërmen, ku mjekët e gjetën 51-vjeçarin pa ndjenja. Riley u dërgua në një spital, ku humbi jetën një ditë më pas në 5 shtator. Autopsia tregoi se ai humbi jetën për shkak të helmimit.
“Rasti është jashtëzakonisht i rëndë”, tha një zëdhënës i policisë, i cili falënderoi të gjithë ata që dhanë informacione për të mbyllur rastin. Pas arrestimit të saj, Kenoyer po mbahet në burg derisa të dalë në gjykatë. Ndërkohë hetimet janë në vazhdim.
Top Channel