Nëse Halloween -i i këtij viti do të kishte një kod veshjeje, do të ishte “të famshmit që vishen si të famshmit”; Christina Aguilera p.sh. zgjodhi të vishej si këngëtarja Cher, Paris Hilton si Britney Spears, ndërsa Chiara Ferrani zgjodhi të vishej si Sharon Stone.
Blogerja e njohur italiane, ringjalli me “maskimin” e saj, një nga skenat më të paharrueshme dhe më seksi të kinematografisë botërore. Nga ai film publiku nuk do të harroj kurrë momentin kur Sharon Stone e veshur me të bardha, para hetuesve, ndez një cigare dhe kryqëzon këmbët. “Basic Instinct”, në mos, vetëm për këtë mbahet mend.
Në të njëjtin postim Ferrani ka shtuar edhe foto nga filmi duke dashur të “imponojë” ngjashmërinë e saj me Stone, gjë që sigurisht ia ka arritur.
Ferrani jo vetëm që kishte veshur pothuajse të njëjtin fustan, por ajo ndoqi me besnikëri të gjithë stilin e Stone, në stilim e flokëve dhe grimin deri te detajet e tjera të skenografisë. Madje ajo kishte poza të njëjta si aktorja në një sesion fotografik për filmin e vitit 1992.
Top Channel