Postimi i fundit i avokates 34-vjeçare para se të vritej në kazinonë e luksit: E dua jetën (fotot)

31/10/2023 18:06

Një nga postimet e fundit të një gruaje të vrarë në atë që duket si një incidenti dhunës shtëpiake në një nga hotelet më luksoze të Australisë, thoshte se ajo “e adhuronte jetën”, para fundit të parakohshëm.

Trupi i avokates 34-vjeçare të çështjeve familjare, Alice Rose McShera u gjet në hotelin Crown Towers Perth, mëngjesin e të hënës.

E ndjera kishte postuar imazhe në rrjetin Facebook për qëndrimin në hotel duke u treguar miqve dhe ndjekësve se “po kaloj natën para operacionit … duke pirë Dom (Perignon shampanjë), duke parë filma të vjetër, dhe duke adhuruar jetën.”

Ajo gjithashtu falënderonte një mikeshë të sajën për qëndrimin në hotel duke e quajtur “Avokatja e vitit.”

Sot në gjykatën e Perth, 42 vjeçari Cameron John Pearson, u akuzua për vrasjen e McShera, i cili ishte gjetur edhe ai në vendngjarje me një plagë të vetë-shkaktuar thike, por mund të qëndronte në këmbë për gjyqin.

Pearson, i mbrojtur nga avokati Reid Hogan, mbante kominoshet e bardha të mjekësisë ligjore dhe dukej i parruar.

Ai duhet të pyetej disa herë nëse i kishte kuptuar akuzat që po i ngriheshin.

Gjykatësi Butcher caktoi paraburgim për Pearson ndërsa ata që besohet se ishin familjarët e të ndjerës McShera, nuk pranuan të komentonin për mediat.

Policia tha se besohet se Pearson ishte partneri i viktimës.

Ata shtonin se natën e ngjarjes stafi spitalit kishte shkuar të kontrollonte në dhomë pas shqetësimeve të familjarëve të vajzës për mirëqenien e saj.

“Ne ende nuk i kemi identifikuar rrethanat e marrëdhënies së tyre dhe ato të ngjarjes”, thanë autoritetet australiane, duke shtuar se McShera kishte pësuar goditje në kokë nga një objekt i fortë.

Në profilin e saj në rrjet e ndjera shkruante se ishte një “avokate me eksperiencë në cështjet familjare dhe të çiftit”.

Homazhe të shumta bëheshin për të në rrjetet sociale duke përfshirë dhe një deklaratë nga kompanitë e avokatisë ku punonte.

Grupimet kundër dhunës ndaj grave në Australi thonin se McShera ishte gruaja e 40-të e vrarë këtë vit, nëse konfirmohet se ngjarja ndodhi si pasojë e dhunës shtëpiake.

FOTO GALERI
1/5
Trupi i avokates 34-vjeçare të çështjeve familjare, Alice Rose McShera u gjet në hotelin Crown Towers Perth, mëngjesin e të hënës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA