Përjashtimi nga Kuvendi i gjashtë deputetëve demokratë për shkak të kaosit e dhunës në seancën e të hënës, prodhoi edhe sot përplasjen e radhës mes opozitës dhe mazhorancës në Sekretariatin e Etikës, vendim i cili nuk u njoh nga demokratët.

Sali Berisha: Ky është vetëm një moment i betejës sonë por kjo betejë nuk ka të ndalur.

Gazment Bardhi: Nëse mendojnë se do të shuajnë të drejtat e opozitës, duke vendosur përjashtime arbitrare, i kanë bërë llogaritë gabim.

Sali Berisha dhe Gazment u mblodhën për herë të parë me grupin parlamentar demokrat pas nisjes së hetimit të ish-kryeministrit nga SPAK-u. Bashkëpunimi mes tyre në lidhje me aksionin parlamentar është paralajmëruar se do të vijojë edhe në seancat e ardhshme deri në ekstrem.

Berisha: Në mbledhjen e deputetëve u diskutua gjerësisht se si do t’i përgjigjemi dhëmb për dhëmb përpjekjeve të Ramës për të vazhduar me mohimin e të drejtave të deputetëve në Kuvend.

Gazment Bardhi: Nuk pranojmë asgjësimin e opozitës në Parlament. T’i mohosh të drejtat do presësh sjellje në vetëmbrojtje.
Jo në krah të tij, por me të njëjtën gjuhë, edhe Ilir Meta u shfaq pas një shkëputje jashtë Shqipërisë për shkaqe shëndetësore në mbështetje të Sali Berishës dhe duke shigjetuar SPAK-un si vegël të Edi Ramës.

Lëvizjet e socialistëve po konsiderohen provokime nga deputetët demokratë, të cilët zbërthyen për Top Channel planin e reagimit dhe arsyet përse.

Dash Sula: Të flemë gjumë? Dakord nëse qytetarët duan këtë, flemë gjumë ne. por nuk është kjo rruga! Kur nuk na japin hapësirën ne, do reagojmë, të tërheqim vëmendjen. Do vazhdojmë aksionin opozitar kudo, në komisione, në dyert e Kuvendit, brenda në seancë. S’ka rrugë tjetër!

Flamur Noka: Aksioni opozitar do vazhdojë deri në kthimin e legjitimitetit të Parlamentit. Po me përjashtimin tuaj ? Unë jam mësuar që fëmijë me shpalljen armik, kështu që nuk më shqetëson. Do vazhdoj të shkoj në parlament.

Si? Kur nuk do lejoheni në sallë? Kush do më pengojë? Regjimi? Këta nuk duan as që të jemi gjallë, por ja që jemi. -po protestat kur do i nisni? Kini pak durim, çdo gjë në kohën e duhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA