“Nuk shoh asnjë film”/ Habit me deklaratën Denzel Washington: Jam lodhur… “Në kuadër të Dashurisë” në Tuz të Malit të Zi erdhi me dy premiera brenda një nate, për shkak të interesit të shqiptarëve të kësaj treve për të ndjekur prodhimin e Top Channel Films.
Të moshuar, të rinj e të reja, emigrantë, të gjithë kishin ardhur për të pritur aktorët e tyre të preferuar.
“Nusja s’më ka gatuar darkë, do që të shohë Luizin. Vërtet speklakolare, diçka shumë e madhe, faleminderit aktorëve, stafit”, u shpreh me entuziazëm një qytetar.
“Jemi të privilegjuar kur një televizion si Top Channel dëshiron të bashkëpunojë me komunën e Tuzit. Kjo ngjarje është e mirë për aktorët dhe qytetarët e Tuzit”, tha Marina Ujkaj, Drejtoreshë e Vetëqeverisjes lokale në Komunën e Tuzit.
Edhe për aktoret, mikpritja e shqiptarëve në Mal të Zi dhe vizita në këtë qytet është një nga momentet e bukura të këtij rrugëtimi të suksesshëm.
“Ndihem si në shtëpinë time. Një pjesë e jetës sime është këtu, françeskanët më kanë mësuar, më kanë rritur”, rrëfeu aktori Luiz Ejlli.
“Jam shumë e lumtur që në një vend të tillë ka plot shqiptarë, që na njohin dhe na duan”, tha aktorja Olta Gixhari.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e promovimit të filmit dhe po shoh nga afër të gjithë shqiptarët e Tuzit”, u shpreh aktori Salsano Rrapi.
Yjet e “Në kuadër të dashurisë”, Luiz Ejlli, Olta Gixhari, Besmir Bitraku, Salsano Rrapi, si dhe producenti i filmit Ols Abazi, ishin një surprizë për shqiptarët e Tuzit, të cilët kanë një lidhje të veçantë me Top Channel sepse për ta ndër vite, ka qenë dritarja e vetme e informimit.
Top Channel