Kukësi ka ndryshuar korsi pas nisjes tejet negative të kampionatit, ku nuk mori dot asnjë pikë në 4 ndeshje.
Verilindorët emëruan Stavri Nicën në vendin e Rraman Hallaçit që pas javës së dytë të kampionatit dhe 69-vjeçari ka ndryshuar shumëçka. Në 6 ndeshjet e fundit, kuksianët kanë pësuar vetëm 1 humbje, ndaj Partizanit në transfertë në shifrat 4-3.
Në takimet e tjera ata kanë arritur që të marrë maksimumin në 4 ndeshje, ndërsa një sfidë ka përfunduar në barazim. Me 13 pikë, Kukësi e sheh veten në vendin e gjashtë, me pikë të barabarta me Skënderbeun, e një pikë më pak se Tirana e vendit të katërt.
Te Kukësi janë të vetëdijshëm që mbijetesa është i vetmi objektiv që duhet të shohin, por për momentin e kanë harruar atë nisje negative të kampionatit e tashmë besojnë tek vazhdimësia, ndonëse përpara është Egnatia kryesuese./ SuperSport
Top Channel