“Halloween” ishte kryefjala e diskutimit puntatën e sotme të “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.
Të ftuar në studio ishin Sara Gjordeni, Dena Mullaj, Niko Komani dhe Rexhina Cuko të maskuar sipas personazheve të preferuar si dhe prifti At Nikolla.
Ky i fundit shprehu qëndrimin kundër festimeve të Halloween-it, pasi sipas tij përmes maskimeve të tilla, njerëzit i bëjnë thirrje djallit.
Megjithatë ndërsa në ekranin e studios po shfaqeshin imazhe të VIP-ave të huaj të veshur për Halloween, At Nikolla gjeti momentin të komplimentonte Sarën, duke e veçuar nga gjithë pjesa tjetër.
“Ajo është veshur më mirë se ato. Është më në brendësi të festës, por edhe tiparet i ka më të bukura se ato”, tha ai.
Kaq mjaftoi që panelistët të nisnin ‘ngacmimet’, ndërsa në fund të emisionit Dena nuk ngurroi të pyeste priftin nëse ishte single apo jo.
Top Channel