Ekspozita për Vedat Kokonën/ Në 110 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe përkthyesit të njohur

31/10/2023 19:57

Vedat Kokona në 110 vjetorin e lindjes, është ekspozita që u cel në nderim të shkrimtarit, përkthyesit dhe leksikologut shqiptar, në Bibliotekën Kombëtare.

I njohur edhe për fjalorët e tij dygjuhësh anglisht-shqip dhe frëngjisht-shqip dhe për kontributin e tij në leksikologjinë dhe leksikografinë shqiptare.

Vedat Kokona u lind më 8 gusht 1913, në Izmir, nga një familje qytetare gjirokastrite. Më 1920 kthehet në Tiranë, ku kreu shkollën fillore dhe më pas vijoi mësimet në Liceun e Korçës. Studimet e larta i bën në Paris për drejtësi, ku ndenji deri në fillim të 1939-s.

Në shkurt 1944, së bashku me Mitrush Kutelin, Nexhat Hakiun dhe Sterjo Spassen, themeloi dhe kryesoi redaksinë e së përdyjavshmes Revista letrare, jetëshkurtër, por me ndikim në jetën kulturore, e cila më pas do të damkosej si fashiste.

Nga 1949 deri më 1965 punoi si përkthyes në Shtëpinë Botuese Shtetërore “Naim Frashëri”. Nga 1965 e deri sa doli në pension dha frëngjishten në Universitetin e Tiranës.

Vedat Kokona përktheu shumë klasikë të letërsisë së përbotshme, si Pier Kornejin, Zhan Rasinin, Shekspirin dhe Tolstoin, Gorkin, Xhon Gollsuorthin, Dikensin, Aleksandr Bekun, Rabindranat Tagoran dhe Ernest Heminguejin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA