Të dielën, banorët e Groenlandës nuk i kthyen akrepat në kohën e dimrit për herë të parë.
Qeveria e Groenlandës vendosi në nëntor 2022 të shfuqizojë orën verore dhe dimërore. Ishulli më i madh në botë është zyrtarisht pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, por në praktikë është kryesisht vetëqeverisës. Në vend që të kthejnë akrepat e orës, autoritetet groenlandeze kanë vendosur të qëndrojnë përgjithmonë në zonën kohore UTC/GMT-2.
Të dielën, pjesa më e madhe e Evropës, përfshirë Danimarkën, zhvendosën orët e tyre një orë pas. Megjithatë, në Grenlandë, në vend të katër orëve të mëparshme, do të jetë tre orë më pak se në Danimarkë. Qyteti i vogël i Itokortormit në lindje të Grenlandës është e vetmja pjesë e ishullit që ktheu orën pas të dielën.
Ndërkaq, me zhvendosjen e akrepave të orës një orë mbrapa, nga ora 3:00 në 2:00, ka mbaruar koha verore dhe ka nisur llogaritja dimërore e kohës. Lëvizja e orës ndikon negativisht në shëndetin e popullatës dhe mund të qëndroni pozitivë duke përdorur zakone të caktuara. Llogaritja verore e kohës u krijua për t’u dhënë njerëzve një orë shtesë të ditës, por realiteti është se ndërsa dimri afrohet dhe nata bie më herët, shumë njerëz e fillojnë dhe e përfundojnë ditën e tyre të punës në errësirë, me pak mundësi për të kaluar kohë në dritën e diellit.
Top Channel