Ushtria e SHBA nis të blejë prodhime deti nga Japonia, pas ndalimit nga Kina prej lëshimeve në det nga Fukushima (fotot)

30/10/2023 18:48

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se do të blejë ushqime deti nga Japonia për të reduktuar dëmet e shkaktuara nga masa e ndalimit të Kinës, pas vendimit të Tokios për të lëshuar në deti ujërat radioaktivë të centralit të dëmtuar bërthamor në Fukushima.

Ambasadori amerikan në Japoni, Rahm Emanuel tha sot për agjencinë Reuters se “do të jetë një kontratë afatgjatë mes forcave të armatosura të SHBA dhe homologëve të tyre këtu në Japoni”.

Ai shtoi se gjithashtu se Uashingtoni duhet te eksplorojë dhe rrugë të tjera për të neutralizuar masën e ndalimit nga Kina të këtyre eksporteve, për të cilën tha se është pjesë e “luftës ekonomike”.

Edhe ministrat e tregtisë së G7 kanë bërë thirrje “anulim të menjëhershëm” të ndalimit të ushqimeve japoneze të detit. “Ne dënojmë veprimet e influencimit të varësisë ekonomike dhe kërkojmë ndërtimin e marrëdhënieve të drejta e të lira tregtare”, thuhej në një  deklaratë të G7.

Ndërsa Emanuel shtonte: “Ne po bëjmë më të mirën për të neutralizuar imponimin ekonomik të Kinës ndaj vendi apo një industrie”.

Por Kina refuzonte akuzat duke thënë se SHBA kërkonte vetëm të nxiste armiqësinë mes vendeve. Ministri i jashtëm Wang Wenbin tha se është “përgjegjësi e diplomatëve të promovojnë marrëdhëniet miqësore mes vendeve dhe jo të njollosin njëra-tjetrën për të trazuar e hapur telashe mes tyre”.

Porosia e parë nga SHBA do të jetë rreth 1 ton skallop molulsqe, që është në fakt vetëm një fraksion i më shumë se 100,000 ton që Japonia kishte eksportuar në Kinë vitin që shkoi.

Emanuel shtoi se blerjet nga Japonia për ushtrinë amerikane do të rriten me kalimin e kohës.

Menjëherë pas nisjes së zbatimit të vendimit të kontestuar lëshimit në det të ujërave mbetje nga Fukushima më 24 gusht, Kina ndaloi importet e prodhimeve të detit nga Japonia me argumentin për mbrojtjen e sigurisë së ushqimit dhe të shëndetit të njerëzve.

FOTO GALERI
1/3
Rahm Emanuel tha sot për agjencinë Reuters se “do të jetë një kontratë afatgjatë mes forcave të armatosura të SHBA dhe homologëve të tyre këtu në Japoni”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA